Telenews

Rrustemi: Të gjitha i kemi bërë bashkë me presidenten, e çmoj kontributin e saj

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës vazhdimisht është koordinuar me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka deklaruar se çdo veprim që është ndërmarr në veri është bërë bashkë me shefen e shtetit.

“Gjithçka që kemi bërë gjatë këtyre tre vite e gjysme për ta forcuar shtetin e Kosovës dhe për ta shtrirë sovranitetin e Kosovës në veri të Kosovës, për të garantuar respektim të kushtetutës në tërë territorin e Kosovës, për të eliminuar çfarëdo eliminimi të Serbisë përmes strukturave paralele, përmes kontrabandës, kërcënimeve të drejtpërdrejta që i janë bërë shtetit të Kosovës e kemi bërë bashkë me presidenten”, ka thënë Rrustemaj, i cili është kryetar i Komisiomit për Legjislacion.

Ai e ka çmuar kontributin e shefes se shtetit.

“Dhe unë e çmoj kontributin e saj të jashtëzakonshëm në këtë betejë të rëndësishme për të konsoliduar shtetin e Kosovës. Për të garantuar sovranitet në gjithë territorin e vendit dhe për ta mbajtur Serbinë larg territorit të Kosovës”, është shprehur Rrustemi për RTV21.

Të ngajshme

Hargreaves për takimin me Abdixhikun: Diskutuam për formimin e shpejtë të institucioneve pas 28 dhjetorit

KushtrimGuraj

‘Panik dhe histeri’, Syla: S’ma ka marrë mendja që Kurti tutet e struket me dalë e ja bën share Armend Mujës

KushtrimGuraj

Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme

KushtrimGuraj