Telenews

Vdes një grua në Suharekë pas lëndimeve që mori nga një vetaksident dje pasdite

Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në fshatin Doberdolan të Suharekës.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, shoferja e automjetit për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

“Si pasojë ngasësja dhe pesë pasagjeret e këtij automjeti marrin lëndime trupore ku me autoambulancë dërgohen në spital të Prizrenit për tretman mjekësor. Pasi marrin ndihmën e parë vozitësja dhe katër pasagjerë lirohen në shtëpi, ndërsa pasagjerja femër e vitit të lindjes 1965 për shkak të lëndimeve të rënda transferohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtine ku edhe përkundër ndihmës së ofruar nga stafi mjekësor e njëjta nuk arrin t’iu përballojë lëndimeve dhe ndërron jetë”, tha policia.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetues policorë të aksidenteve në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke punuar në hetimin e të gjitha rrethanave të këtij vetë aksidenti.

Të ngajshme

“Më e madhja mbarëkombëtare deri tash” – Associated Press raporton për protestën e djeshme kundër Speciales

Rrezarta Ramaj

Kokainë në analizën e flokëve, aktorja e njohur turke reagon për herë të parë: Nuk jam përdoruese

Rrezarta Ramaj

Kurti: Kjo fundjavë vendimtare për marrëveshjen për presidentin

Rrezarta Ramaj