Telenews

“Epoka e Al ka filluar”, deklaron shefi i Nvidia

CEO i Nvidia, Jensen Huang tha se bashkëpunimi global dhe bashkëpunimi në teknologji do të vazhdojë, edhe nëse administrata e ardhshme e SHBA-së vendos kontrolle më të rrepta të eksportit për produktet e avancuara kompjuterike.

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump, në mandatin e tij të parë në detyrë, vendosi një sërë kufizimesh në shitjen e teknologjisë amerikane në Kinë duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare – një politikë që vazhdoi gjerësisht nën presidentin aktual Joe Biden.

“Shkenca e hapur në bashkëpunimin global, bashkëpunimi në matematikë dhe shkencë ka ekzistuar për një kohë shumë të gjatë. Është themeli i përparimit shoqëror dhe përparimit shkencor”, tha Huang për mediat gjatë një vizite në Hong Kong.

“Bashkëpunimi global do të vazhdojë”, shtoi ai, shkruajnë mediat e huaja.

Bëhet e ditur se Huang u tha të diplomuarve dhe akademikëve në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong se “epoka e AI ka filluar” në një fjalim pas marrjes së një doktorature nderi në inxhinieri.

“Epoka e AI ka filluar. Një epokë e re kompjuterike që do të ndikojë në çdo industri dhe çdo fushë të shkencës”, tha Huang.

Ai tha se Nvidia ka “rishpikur kompjuterin dhe ka ndezur një revolucion të ri industrial”, 25 vjet pas shpikjes së njësisë së përpunimit grafik.

“AI është sigurisht teknologjia më e rëndësishme e kohës sonë, dhe potencialisht e të gjitha kohërave”, vazhdoi shefi i Nvidia.

Ndryshe, ai është shprehur se do të donte të kishte filluar karrierën e tij në këtë kohë.

Të ngajshme

Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës

KushtrimGuraj

Volkswagen po prezanton një Tiguan të ri

KushtrimGuraj

Disa ndryshime po vijnë në Google

KushtrimGuraj