Telenews

Ndikimi i Dua Lipës, falë saj u zgjodh “fjala e vitit”

“Manifest” është zgjedhur fjala e vitit 2024 në gjuhën angleze nga Fjalori i Cambridgeit, pasi superylli shqiptar i muzikës, Dua Lipa, dhe gjimnastja Simone Biles e përdorën për të përshkruar mekanizmin drejt suksesit të tyre.

Definicioni tradicional i fjalës, si mbiemër ishte diçka që “vërehej lehtë, ose e dukshme” dhe si emër “për të treguar diçka të qartë përmes shenjave apo veprimeve”.

Pas ndikimit të madh të pop-ylllit, fjala “të manifestosh” ka marrë edhe kuptimin e “të imagjinuarit për arritjen e diçkaje që dëshironi dhe që nëse beson se do ta bësh, kjo e bën më të mundshme”.

Termi, që ka marrë vëmendje të madhe në TikTok dhe rrjete tjera sociale, ishte kërkuar 130 mijë herë në uebfaqen e fjalorit të gjuhës angleze këtë vit. Ekipi ka thënë se kjo e ka bërë “manifest” fjalën më të kërkuar të vitit.

“U përdor gjerësisht në të gjitha mediat gjatë ngjarjeve të vitit 2024 dhe kjo tregon se si kuptimi i një fjale mund të ndryshojë përgjatë kohës”, ka thënë Wendalyn Nichols nga ekipi menaxhues i uebfaqes.

Gjatë një koncerti , Dua Lipa, pati përdorur termin kur kishte folur për arritjen e paraqitjes në festivalin më të madh të botës “Glastonbury”.

Kjo fjalë ka rrënjë nga vitet 1300.

Të ngajshme

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim

Rrezarta Ramaj

“Jam me pasoja…”/Ledion Liço “injoron” totalisht Sarën në komentin që ajo i bëri (Foto)

Rrezarta Ramaj

Kush do të shpëtojë nga televotimi i parë në BBVK5?

Rrezarta Ramaj