Telenews

Ngritja e çmimeve të vajit: Kryeministri Kurti vizition një fabrikë në Gjilan

Një litër vaj në Kosovë ka shkuar në 3.49 euro, vetëm një ditë pasi çmimi i tij ishte 2.29 euro. Çmimi për një litër vaj është ngritur rreth 1.5 euro më shumë për një distancë të shkurtër kohore.
Shumë dyqane të ushqimeve në Kosovë po shesin vaj në sasi të limituar, me çmimin e ri, madje në shumë prej tyre nuk ka fare.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar sot për vizitë në një fabrikë të vajit në Gjilan, për shkak të rritjes enorme të çmimit të këtij produkt.
Gjatë kësaj vizite të Kurtit, pronari i fabrikës së vajit, ka thënë se si pasojë e luftës në Ukrainë, po ndodh ngritja e çmimit të vajit, pasi nga ky shtet importohet lënda e parë e vajit.
“Kryesisht kemi pasur nga vendet tjera, po edhe nga Ukraina dhe tash atje është luftë dhe e ka ndalë Ukraina dhe tash po na njoftojnë se edhe Bullgaria e ka ndalë për shkak të mungesës në treg. Se Rusia është shteti i dytë i prodhimit të vajit të lule diellit shtrydhës, dhe këto dy shtete që janë në luftë, nuk ka vaj të mjaftueshëm dhe ka rritje të çmimit”, tha pronari Berat Mustafa.

Të ngajshme

SHBA-ja sanksionon zyrtarin e lartë të Hungarisë

Erzana Fazliu

KEK me sukses ka përfunduar procesin e rekrutimit të 220 punonjësve të rinjë

Donat Hashani

Përfshihet nga zjarri një kafene në Suharekë, dalin pamjet ku shihen njerëzit duke u larguar me vrap

Donat Hashani