Telenews

Mbushet arka shqiptare, mblidhen 590 miliardë lekë deri në tetor

Të ardhurat në buxhetin e kuletës së shtetit në Shqipëri, janë rritur këtë vit.

Gjatë 10 muajve, të dhënat e Ministrisë së Financave në Shqipëri, tregojnë janë mbledhur 590 miliardë lekë.

Kjo shifër është 11% më e lartë se periudha janar-tetor 2023, dhe në vlerë janë 58 miliardë lekë më shumë.

Por nga ana tjetër, qeveria shqiptare ka shpenzuar më pak se sa ka arritur të mbledhë.

Statistikat flasin për vetëm 517 miliardë lekë të shpenzuara për nevojat e ekonomisë gjatë dhjetëmujorit ose 72 miliardë lekë më pak se të ardhurat e mbledhura.

Dhe siç ka ndodhur edhe vitet e tjera, një pjesë e madhe e shpenzimeve lihet për në dhjetor.

Gjatë muajit të ardhshëm, qeveria shqiptare ka miratuar të ndajë 10.5 mld lekë, për shpërblimin e pensionistëve dhe rimbursimin e të vetë punësuarve.

Sipas Euronews.al, pjesa tjetër e parave, pritet të rishpërndahen në sektorë të tjerë të ekonomisë, ku bujqësia është një fushat që pritet të përfitojë.

Të ngajshme

Banesat për 7.3 % më shtrenjt se vitin e kaluar, Prishtina prinë për rritje çmimi

Yllka Gashi

Takim i ri Kurti-Abdixhiku

Yllka Gashi

Dogana zbulon municion të padeklaruar në kabinën e shoferit

Yllka Gashi