Telenews

Ndahet nga jeta në festën e flamurit veterani i UÇK-së, Shaban Bujupi

Kryetari i OVL-UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari, ka njoftuar se është ndarë nga jeta veterani i luftës së UÇK-së, Shaban Bujupi.

Në një postim në Facebook, Hajdari tha se Bujupi ishte një shembull i përkushtimit, guximit dhe sakrificës për lirinë e Kosovës, dhe se do të mbahet mend gjithmonë si një luftëtar i paepur dhe një njeri me vlera të larta atdhetare.

“Shaban Bujupi ishte një shembull i përkushtimit, guximit dhe sakrificës për lirinë e Kosovës. Ai do të mbahet mend gjithmonë si një luftëtar i paepur dhe një njeri me vlera të larta atdhetare.

Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Drenas, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Bujupi, miqve dhe gjithë bashkëluftëtarëve të tij.

Varrimi i Shaban Bujupit bëhet nesër, më datë 29.11.2024, ditë e premte, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Arllat, Komuna Drenas.

Lamtumirë, Shaban! Trashëgimia jote do të jetojë përgjithmonë në kujtimet tona dhe në historinë e lavdishme të luftës për liri.”

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj