Telenews

Kritikat e Osmanit për “bixhoz me aleatët”, Kurti: Jam bashkërenduar me presidenten për politikën e jashtme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka folur për deklaratat e presidentes Vjosa Osmani në fjalimin e fund vitit ku kritikoi “luajtjen bixhoz” me aleancat e Kosovës – një deklaratë që aludoi në raportet e Kurtit me partnerët ndërkombëtarë.

Kurti këtë deklaratë e bëri në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në një ngjarje sot në Podujevë.

“Unë vazhdimisht kam qenë në komunikim e bashkërendim edhe me presidenten Osmani, edhe me kryeparlamentarin Konjufca, edhe ministren Gërvalla, sa i përket politikës së jashtme. Besoj që të arriturat i kemi të përbashkëta dhe besoj që kësisoj duhet të vazhdojmë”, tha Kurti.

Kurti përsëriti se nuk ka sfida të patejkalueshme, ndërsa më pas foli për gjendjen në veriun e Kosovës – një temë që kishte përplas Kurtin me aleatët.

“Të gjitha vështirësitë, sfidat nuk ka të tilla që nuk i tejkalojmë dhe besoj që kurrë nuk ka qenë gjendja në veriun e Kosovës më e mirë dhe më e sigurt sesa tani. Në katër komunat atje ka edhe siguri, ka edhe zhvillim, ka edhe demokraci. Jo sa do të duhej, po pakrahasueshëm më mirë sesa më parë”.

Në fjalimin e saj para Kuvendit Osmani kishte thënë se “të punosh bashkë me ata që na ndihmuan ta kemi lirinë e shtetit asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazhim”.

Të ngajshme

Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maqedonas

Donat Hashani

Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s

Erzana Fazliu

Britania i jep dritën e gjelbër vdekjes së asistuar

Erzana Fazliu