FIFA ka publikuar të nominuarit e çmimeve vjetore “The Best FIFA Football Awards”.
Në mesin e të nominuarve janë edhe dy shqiptarë.
Trajnerja e Celticut, Elena Sadiku është nominuar për çmimin trajnerja e vitit nga FIFA.
Kurse, Granit Xhaka është i nominuar për 11-shen më të mirë në pozitën e mesfushorit.
Ndërkohë, janë bërë të ditur edhe të nominuarit për lojtarin më të mirë nga FIFA, ku shihet edhe emri i Lionel Messit, krahas Rodrit, Vinicius Junior, Dani Carvajal, Haaland, Valverde, Ëirtz, Bellingham, Mbappe, Yamal e Kroos.
Për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit nga FIFA të nominuar janë: Ancelotti, Scaloni, de la Fuente, Guardiola dhe Xabi Alonso.
Kurse, për portierin më të mirë të vitit në listën e të nominuarve hyjnë: Lunin, Raya, Ederson, Martinez, Donnarumma, Maignan dhe Unai Simon.