Telenews

PREVENT kërkon nga qeveria bashkëpunim me ndërkombëtarët rreth sulmit

Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT, ka dënuar sulmin e së premtes në veri, kur u dëmtua kanali kryesor i Ibër Lepencit në fshatin Vragë, në komunën e Zubin Potokut.

PREVENT ka kërkuar nga autoritetet shtetërore të sigurisë dhe Qeveria e Kosovës që të rrisin bashkëpunimin me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë në veriun e vendit.

Po ashtu, Instituti ka apeluar që Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucione të tjera të përshpejtojnë krijimin e mekanizmave të nevojshëm për zbatimin e ligjit mbi mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

“Instituti PREVENT bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të tjera shtetërore, duke përfshirë edhe sektorin privat, që të përshpejtojnë procedurat për krijimin e mekanizmave të duhur shtetëror për zbatimin e plotë të ligjit mbi mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Ky bashkëpunim ndërsektorial është jetik për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen”, shkruan në komunikatë.

Të ngajshme

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani

Moti për sot

Donat Hashani

Hargreaves mirëpret njohjen nga Bahamas: Zhvillim pozitiv, forcon rolin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare

KushtrimGuraj