Telenews

Pse kafeina mund t’ju mbajë zgjuar?

Kafeina mund t’ju mbajë zgjuar dhe ka momente të dukshme për ta shmangur sidomos para gjumit.

Shumë persona për një arsye ose tjetër e kanë problem të bien shpejt në gjumë dhe konsumimi i kafesë para gjumit e bënë edhe më të vështirë për ta.

Pasi të konsumohet, kafeina absorbohet shumë shpejt dhe shpërndahet në të gjithë trupin tuaj, duke përfshirë edhe trurin tuaj. Kështu kafeina nxjerr efektin e saj më klasik – duke ju mbajtur vigjilent dhe zgjuar.

“Për fat të mirë, kafeina nuk qëndron përgjithmonë në trupin tuaj”, thotë Dr Rashad Ramkissoon.

Sipas FDA-s, gjysma e efektivitetit të kafeinës – koha që i duhet që sasia fillestare e substancës të zvogëlohet përgjysmë – është midis katër dhe gjashtë orë.

Kjo do të thotë se deri në gjashtë orë pasi keni pirë një pije me kafeinë, gjysma e kafeinës që keni konsumuar është ende e pranishme në trupin tuaj – duke ju mbajtur vigjilent. Dhe, nëse është koha e gjumit, kjo sasi mund t’ju mbajë zgjuar dhe do të keni probleme të flini.

“Toleranca ndaj kafeinës mund të ndryshojë nga personi në person – disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj kafeinës, të tjerët më pak të ndjeshëm”, thotë Dr. Ramkissoon. “Dhe oraret e punës dhe oraret e gjumit të të gjithëve nuk janë të njëjta”.

Por, kur është vonë për ju që të pini kafe pa ndikuar tek gjumi i juaj?

Ndonëse është vështirë të dihet, rekomandohet që dikush që punon me një orar nga ora 9 deri në 5 dhe ka një orar standard të gjumit të ndërprejë marrjen e kafeinës rreth orës 2 ose 3 të ditës.

“Kërkimet mbi kohën e saktë të ndikimit të kafeinës në gjumë janë të kufizuara, por ekziston një studim i vogël që tregon se pirja e kafeinës gjashtë orë para gjumit mund të ndikojë në gjumin, edhe nëse nuk e vëreni”, thotë Dr. Ramkissoon.

Të ngajshme

Si ndikon lindja e parakohshme në shëndetin afatgjatë të fëmijëve

KushtrimGuraj

Sa vite të jetës shpenzon një person duke fjetur, “flet” studimi

Erzana Fazliu

Dhëmbët e ndjeshëm nga të ftohtat dhe të ngrohtat? Ja çfarë duhet të bëni

KushtrimGuraj