Telenews

“Nga Kosova 200 mijë qytetarë kanë ik prej zorit”

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka shprehur shqetësim të thellë për rritjen e emigrimit nga Kosova.

Sipas Kastratit, mungesa e vendeve të punës është shkaku kryesor i këtij fenomeni.

“Dhe emigracioni pse bëhet pyetja themelore, është kjo: sepse nuk ka vend në të reja të punës”, deklaroi Kastrati.

Duke përdorur të dhëna statistikore për të ilustruar shkallën e problemit, ai tha se Kosova ka pësuar një rënie të konsiderueshme të popullsisë në vitet e fundit.

“Po të gjykojmë nga njëqind e tridhjetë e sa mijë banorë më pak, mirëpo nëse merret lindja, trendi lindjeve minus vdekjet, atëherë do të kishte pasë mundësi të ishin 2 milionë […] ti sot i ke potencialisht katërqind mijë më pak”, shtoi ai në ATV.

Kastrati ka lidhur emigrimin direkt me keqqeverisjen dhe mungesën e mundësive ekonomike në vend.

“Këto së bashku me këtë 200 mijë afërsisht që kanë emigru dhe kanë emigru shumë si është shumë qartë për shkak të keqqeverisjes në rastin e parë apo të mos qeverisjes hiç në rastin e dytë”, tha deputeti Kastrati.

Të ngajshme

54 të lënduar nga aksidenti mes dy autobusëve në Athinë, mes tyre 17 fëmijë

Valjeta Turkaj

Rrokulliset një autobus në Gjermani, 20 pasagjerë në gjendje kritike

Valjeta Turkaj

Maqedonci takon ministren e mbrojtjes të Luksemburgut: Presim mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në KE

Valjeta Turkaj