Telenews

“Ki kujdes”, Kupchan mesazh Kurtit: Trump do të bisedojë me ata që mendon se mund t’i zgjidhin problemet

Ish-drejtori për çështje evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, profesor Charles Kupchan, beson se Kosova duhet t’i përkushtohet koordinimit me aleatët dhe të “ulet në tavolinë” me Serbinë, për të vazhduar rrugën euroatlantike të Kosovës.

Kur është fjala për kthimin e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, ai ka thënë se ai do të bisedojë me ata individë që beson se mund t’i zgjidhin problemet.

Ai ka theksuar se Trump është i njohur për qasjen e tij transaksioniste dhe se do të përpiqet të bëjë marrëveshje – qoftë në Ballkan, Ukrainë apo Lindjen e Mesme.

“Nëse unë do ta këshilloja Kurtin, do t’i thosha: ki kujdes! Nuk do që të rreshtohesh në anën e gabuar të Trumpit. Nuk do të jesh dikush që ia zë rrugën një përparimi të mundshëm dhe një marrëveshjeje që Trump do të donte ta prezantonte si të vetën”, thotë Kupchan.

Ai ka shtuar se Kosova duhet të balancojë interesat e saj me pritjet e aleatëve të saj.

“Unë nuk mendoj se është e vështirë për të bërë këtë. Kosova duhet të shmangë hapat që konsiderohen provokues dhe të futet në një situatë ku është e gatshme të ulet ballë për ballë me Serbinë, BE-në dhe SHBA-në. Duhet të bëhet sërish partner, i cili përpiqet t’i çojë gjërat përpara”, ka thënë Kupchan për Radion Evropa e Lirë.

Duke folur për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, Kupchan ka treguar se Kosova është dënuar për mosbindje, duke theksuar se siguria dhe stabiliteti i Kosovës varen nga koordinimi me aleatët.

“Prandaj, mendoj se gjëja e fundit që është në interes të Kosovës është të djegë urat e saj me ato vende që janë shumë të rëndësishme për mirëqenien e saj dhe për integrimin e saj në komunitetin euroatlantik. Shpresoj që Kurti dhe liderët e tjerë potencial do ta kuptojnë këtë dhe do të kthehen më shumë kah partnerët bashkëpunues, siç e kërkojnë BE-ja dhe SHBA”, vlerëson Kupchan.

Të ngajshme

Abdixhiku parashikon se sa mijë votues nga mërgata do të votojnë për LDK-në

Donat Hashani

Nasim Haradinaj për Jack Smith: Sytë e tij kanë gjak, hala s’i kam bo çka kam qejf me i bo

Donat Hashani

Policia aksion në Komunën e Graçanicës, kap në flagrancë dy zyrtarë duke pranuar kaq mijë euro ryshfet për një lëndë pronësie

Donat Hashani