Telenews

Drejtori i policisë: Mund të priten arrestime të reja pas sulmit në Ibër Lepenc

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka deklaruar se mund të ketë arrestime të tjera, pas sulmit në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc.

Ai ka thënë se mund të priten arrestime të reja.

“Arrestime të reja mund të priten. Policia e Kosovës çdo ditë është duke analizuar çdo informacion që posedon dhe ato që mund të vijnë dhe varësisht nga hetimet që janë duke u bërë mund të ketë edhe bastisje të reja dhe arrestime të reja.” – citohet se ka thënë Hoxha.

Tutje, sipas tij, “aktualisht nuk ka sinjale për ndonjë sulm të ri në veri të vendit”.

“Shpresojmë të mos kemi por në qoftë se ka, ne jemi aty për t’iu përgjigjur. Të gjitha kapacitetet tona i kemi vënë në dispozicion të sigurisë së vendit tonë, në veçanti të veriut të vendit.” – ka shtuar ai.

Të ngajshme

Beqa: Sipas informatave që kam unë, FSK ka qenë disa herë në veri pas letrës së Thaçit

Donat Hashani

LDK-ja publikon listën me 110 kandidatët për deputetë

Donat Hashani

Thaçi reagon pasi trupi gjykues lexoi deklartën e tij dhe të Selimit ku supozohej që përgjegjës për komunikatat e UÇK-së ishte Bashota

Erzana Fazliu