Telenews

Dren Abazi për herë të parë në kryeqytetin e botës, Manhattan

“Çka Ka Qëllu” ka marrë iniciativën të sjellë në Manhattan Dren Abazin, ikonën tonë të muzikës rock-alternative shqiptare, së bashku me bandën e tij Zig Zag Orchestra, për një performancë speciale live më 28 Dhjetor.

Ai do të përformojë në sallën e famshme njujorkeze, në Manhattan, HK Hall.

Ky event, që zhvillohet gjatë sezonit festiv të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, synon të bashkojë gjeneratat të reja, më të vjetra dhe të gjitha të tjerat që ndajnë dashurinë për muzikën autentike rock dhe alternative. Për ta bërë mbrëmjen edhe më të veçantë, DJ i talentuar Secret 47 do të jetë gjithashtu pjesë e këtij eventi të paharrueshëm.

Është një mundësi unike për të festuar pasurinë e muzikës dhe kulturës shqiptare, duke përqafuar njëkohësisht shpirtin e gëzueshëm të festave.

Të ngajshme

IKD-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë që janë përfshirë në raste penale

Donat Hashani

Shokon Kotorri: Toneyn e hoqi familja, jo publiku (VIDEO)

Donat Hashani

U arrestuan nën dyshimet për korrupsion, ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët sot dalin para gjykatës

Donat Hashani