Telenews

Orli Zhubi vjen me “Mallëngjim”, baladë kushtuar gruas së tij të ndjerë!

Botës së muzikës i mungoi mbi një dekadë, por tani këngëtari Orli Zhubi duket t’i ketë karikuar mirë bateritë.

Kësisoj, ai së fundmi publikoi këngën “Mallëngjim” – një projekt shumë emotiv, baladë dedikuar gruas së tij të ndjerë.

Zhubi, i cii ka përfunduar studimet master në degën e Solo Këndimit në Akademinë e Arteve në Prishtinë, publikoi së fundmi edhe këngë të tjera.

Megjithatë, në “Mallëngjim”, ai bashkëpunoi me miqt nga Akademia e Arteve – teksin ia besoi Valentina Maculës, kurse muzikën dhe aranzhimin, Afrim Maculës.

Gjithashtu, në këtë projekt morën pjesë edhe instrumentistë të tjerë, të shquar, si Astrit Stafa, Arzie Jusufi, Hekuran Hoxha dhe Edon Marashi.

Të ngajshme

IKD-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë që janë përfshirë në raste penale

Donat Hashani

Shokon Kotorri: Toneyn e hoqi familja, jo publiku (VIDEO)

Donat Hashani

U arrestuan nën dyshimet për korrupsion, ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët sot dalin para gjykatës

Donat Hashani