Telenews

Scholz: Kosova dhe Serbia ta zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një konferencë për media së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka potencuar se Berlini zyrtar e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është e rëndësishme që njerëzit në rajon të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe kjo vlen mbi të gjitha për Kosovën dhe Serbinë”, ka potencuar ai.

Scholz ndër të tjera ka kërkuar që Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i saj e dakordësuar fillimisht më 27 shkurt dhe 18 mars të vitit 2023 të zbatohet.

Duke folur për integrimet evropiane, Scholz ka potencuar se Berlini e mbështet procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Vuçiç po punon në mënyrë aktive në këtë proces”.

Të ngajshme

Përtej teorisë: Si synon ProED t’i përgatisë studentët për tregun e punës në teknologji

Yllka Gashi

Unaza e humbur në një liqen në New York gjendet 28 vjet më vonë

Yllka Gashi

Dogana zbulon deklarimin e rremë në Aeroport: Në vend të kimikatit, u gjetën produkte për dobësim

Yllka Gashi