Telenews

Bislimi: PDK po kërkon të pengojë anëtarësimin e Kosovës në SEPA, i dëmton qytetarët me kaq milionë euro

Zëvendëskryeminstri Besnik Bislimi po pretendon se opozita është duke kërkuar të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane (SEPA).

Sipas Bislimit, në mesin e 20 ligjeve të cilat PDK i ka dërguar në Kushtetuese, janë dhe tre ligje kyçe për zhvillimin financiar të vendit, të cilat i hapin rrugën anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane (SEPA).

“Bëhet fjalë për ligjin për bankat, ligjin për shërbimet e pagesave dhe ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e terrorizmit. Ligjet janë të parapara të sjellin më shumë transparencë financiare në vend, përafrim me tregun e Bashkimit Evropian si dhe përfitime të prekshme për qytetarët”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Sipas tij, anëtarësimi në SEPA do të sjellë dhe një ulje të kostos së pagesave ndërkufitare deri në 55 milionë euro në vit.

“Ato janë një lehtësim i madh për familjet që pranojnë para nga të afërmit jashtë vendit dhe për bizneset që operojnë me partnerë ndërkombëtarë. Pra PDK-ja po ka qëllim që t’i dëmtojë qytetarët dhe bizneset në koston e të paktën 55 milionë eurove në mënyrë direkte në vit”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngajshme

Mos merrni vendime kur jeni “në qejf”

Erzana Fazliu

Presidentja Osmani takoi Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Louis Bono

Erzana Fazliu

Nominimin me Drilonin, pse doli Gjesti? Alaudini flet për herë të parë

Erzana Fazliu