Telenews

Bayern Mynihu fiton thellë edhe pse me rezerva

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Shakhtar Donetsk në cilësinë e mysafirit me rezultat 5-1, në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve. 

Ndeshja nisi më mirë për ukrainasit, që arritën të shënonin me Kevin që në minutën e pestë për 1-0.

Por bavarezët u këndellën shumë shpejtë, duke arritur të barazonin shifrat në 1-1 në minutën e 11-të me Konrad Laimer.

Image

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Jamal Musiala asistoi te Thomas Muller që shënoi për 2-1.

Në mesin e pjesës së dytë, Bayern Munich fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Michael Olise për 3-1.

Image

Bayern Munich arriti të shënojë edhe golin e katërt, kur në minutën e 87-të, Jamal Musiala gjeti rrjetën për 4-1.

Krejt në fund, Olise shënoi golin e dytë personal, duke e quar rezultatin në 5-1.

Image

Kjo fitore e ngjit Bayernin përkohësisht në vendin e shtatë me 12 pikë, ndërsa Shakahtar me 4 pikë është në vendin e 26-të.

Të ngajshme

Trepça triumfon ndaj Opavës, fiton me rezultat 89:80 –

KushtrimGuraj

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj