Telenews

Hovenier: Mbështetja amerikane për Kosovën është e qëndrueshme, pa marrë parasysh kush udhëheq në SHBA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i pyetur nëse do të ketë ndonjë ndryshim për Kosovën nën administratën e presidentit Donald Trump, tha se mbështetja e popullit amerikan për Kosovën është e vazhdueshme, pavarësisht ndryshimeve në administratën amerikane apo rezultatit të zgjedhjeve në SHBA.

Ai nënvizoi se Kosova duhet të tregojë gatishmëri ndaj kërkesave të miqve, përfshirë SHBA-në, dhe të angazhohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.

“Populli amerikan e ka mbështetur vazhdimisht popullin e Kosovës”, tha Hovenier.

Ai vlerësoi se Kosova duhet përgjigjur kërkesave specifike të partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht në fushën e dialogut.

“Mund të them se mendoj që gjëja më e rëndësishme që Kosova të bëjë është të tregojë gatishmërinë e saj për të qenë e përgjegjshme ndaj miqve dhe partnerëve të saj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke reaguar për disa gjëra specifike që i kemi kërkuar”, tha Hovenier.

Hovenier tha se zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit është i domosdoshëm për të forcuar marrëdhëniet me SHBA-në dhe aleatët e saj.

/GazetaSinjali/


source

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj