Telenews

Millanoviq tregon se çka bisedoi në takimin me Kurtin

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq tha të premten në një bisedë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se të gjithë anëtarët e BE-së që nuk e kanë bërë ende këtë duhet ta njohin Kosovën, njoftoi zyra e presidentit kroat.

“Të gjitha kushtet për shtetësi dhe njohje të plotë ndërkombëtare të Kosovës janë përmbushur dhe veçanërisht Kosova duhet të njihet nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e kanë bërë ende këtë”, tha Millanoviq në një takim me Kurtin, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci.

Presidenti kroat shtoi se Kosova ka mbështetjen e plotë dhe të vendosur të Kroacisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Millanoviq po ashtu tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm sepse do të nënkuptonte stabilitet më të madh në Evropën Juglindore, “që është edhe në interesin kombëtar kroat”, thuhet në deklaratë.

Kurti u takua më herët të premten me kryeministrin Andrej Pllenkoviq dhe kryeparlamentarin Gordan Jandrokoviq.

Të ngajshme

Diplomohen 18 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Erzana Fazliu

Gjesti paralajmëron projekt të ri: Shumë shpejt vjen kënga e re

Erzana Fazliu

Mbyllen disa parkingje ‘‘ilegale’’ në Prishtinë, Rama: Po ua kthejmë qytetarëve hapësirat publike

Erzana Fazliu