Telenews

Gjermania finalistja e parë e EuroBasket 2025, Finlanda me Edon Maxhunin mbyllin rrugëtimin historik

Gjermania është finalistja e parë e Eurobasket 2025.

Përfaqësuesja gjermane mposhti sot Finlandën me rezultat 98-86, duke siguruar kështu një tjetër paraqitje të madhe në skenën evropiane.

Finlanda, megjithatë, u largua me kokën lart nga turneu, pasi shkroi historinë duke arritur për herë të parë në gjysmëfinalen e një Eurobasketi. Për basketbollistin me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni, ky turne ishte veçanërisht i paharrueshëm. Sot ai kontribuoi me 9 pikë, 3 asistime dhe 1 kërcim, duke qenë pjesë e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm.

Në përballjen e sotme, për Finlandën u dalluan Olivier Nkamhoua me 21 pikë dhe Lauri Markkanen me 16, ndërsa te Gjermania shkëlqyen dyshja kryesore: Dennis Schröder me 26 pikë dhe Franz Wagner me 22, duke udhëhequr ekipin drejt fitores së madhe.

Gjermania tani pret kundërshtarin e finales, i cili do të përcaktohet nga ndeshja mes Greqisë dhe Turqisë.

Një duel i madh pritet në finalen e së dielës, ku gjermanët do të synojnë trofeun kontinental./AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Muriqi nominohet për lojtarin më të mirë në La Liga

KushtrimGuraj

Publikohet lista e Italisë, plot emra befasues për ndeshjet e qershorit

Rrezarta Ramaj

Fantastike! Muriqi nominohet për lojtarin e sezonit në La Liga

Rrezarta Ramaj