Faqja zyrtare e La Ligas spanjolle ka publikuar listën e të nominuarve për futbollistin më të mirë të edicionit 2025/26.
Në mesin e të nominuarve është edhe sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi. Është një tjetër sukses për sulmuesin nga Prizreni.
Muriqi e mbylli edicionin 2025/26 si golashënuesi i dytë më i mirë me 23 gola të realizuar. Listës i prin Kylian Mbappe i Real Madridit me dy gola më shumë.
Reprezentuesi i Kosovës krahas 23 golave kishte edhe një asistim.
32-vjeçari Muriqi është kandidat edhe për një vend në ekipin e sezonit në elitën spanjolle.
Forma e mirë e Muriqit nuk mjaftoi që Mallorca ta siguronte mbijetesën në La Liga.
Mallorca nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.
Në garë me Muriqin janë Mbappe, Lamine Yamal i Barcelonës, Pablo Fornals i Real Betisit dhe Nicolas Pepe i Villarrealit.

