Telenews

Trupi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq merret nga Haga, pasdite arrin në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se sipas informacionit që ka marrë, trupi i Ratko Mladiqit, të dënuar për krime lufte është marrë në Hagë.

Ai tha se trupi i tij siç tha do të arrijë në Serbi vonë pasdite.

 “Me sa kam marrë informacion, trupi është marrë dhe duhet të mbërrijë në Serbi në fund të pasdites”, tha  presidenti serb.

Ai vdiq në burgun e Sheveningenit më 27 gusht.

Serbia i garantoi varrim me ceremoni shtetërore Mlladiqit.

Presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq tha ditë më parë se Mlladiqi do të varroset kudo që “dëshiron familja”.

Të ngajshme

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj