Telenews

Lavrov: Rusia nis sulme sistematike ndaj objektivave ushtarake në Kiev

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i deklaroi homologut të tij amerikan Marco Rubio se forcat e armatosura ruse kanë nisur sulme sistematike kundër objektivave ushtarake dhe qendrave të vendimmarrjes në Kiev.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme ruse, Lavrov tha se veprimet janë ndërmarrë me udhëzimin e presidentit Vladimir Putin, si përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme të Ukrainës ndaj civilëve dhe infrastrukturës ruse.

“Përgjigjja e Rusisë do të përfshijë sulme të vazhdueshme ndaj objekteve ushtarake dhe qendrave përkatëse të vendimmarrjes në Kiev”, thuhet në deklaratë.

Lavrov i kërkoi gjithashtu palës amerikane të marrë masa për evakuimin e personelit diplomatik dhe qytetarëve amerikanë nga kryeqyteti ukrainas.

Gjatë telefonatës, diplomati rus kritikoi gjithashtu elitat evropiane dhe autoritetet ukrainase, duke i akuzuar se po minojnë marrëveshjet e arritura në Anchorage në gusht 2025, të cilat sipas Moskës synonin krijimin e një zgjidhjeje afatgjatë për konfliktin.

“Diplomatët shkëmbyen mendime rreth iniciativave diplomatike që synojnë kapërcimin e krizës në Ngushticën e Hormuzit dhe në lidhje me situatën rreth Kubës”, shtoi ministria.

Të ngajshme

Gërvalla: Sundimi i ligjit është shtylla që e mban shtetin në këmbë

Rrezarta Ramaj

Masa e sigurisë për Erion Veliajn, Kushtetuesja e kthen për gjykim në Gjykatën e Lartë

Rrezarta Ramaj

Vështirësohet qasja në e-Kosova, qytetarët raportojnë problemet

Rrezarta Ramaj