Telenews

Në Fushë Kosovë miratohet deklarata kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në mbledhjen e mbajtur në Fushë Kosovë, me kërkesë të Grupit të Asambleistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, u miratua deklarata e përbashkët kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Valon Murseli, i cili përmes një postimi ka theksuar se deklarata u miratua nga Kuvendi Komunal.

“Jo në emrin tim”, ka shkruar Murseli, duke falënderuar të gjitha subjektet politike për mbështetjen.

Postimin e tij, Murseli e ka përmbyllur me mesazhin: “Përgjithmonë UÇK.”

Të ngajshme

Haziri në natën e 11-të të protestës: Populli e ka bërë pjesën e vet, tash është radha e institucioneve

Yllka Gashi

Erdogan: Kriminelët e luftës e kanë vendin në gjykatë, jo në OKB

Yllka Gashi

Bora e parë zbardh majat e Alpeve Shqiptare

Yllka Gashi