Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten (19 nëntor) një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale të dhunimit.
Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur më 15 nëntor.
“Graçanicë 15.11.2026-15:00. Me 19.11.2026 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë Policia në raportin 24-orësh.
Rasti, sipas Policisë, është hapur si “Dhunim”, ndërsa nuk janë dhënë detaje tjera.

