Telenews

Rusia bllokon Viberin

Autoritetet ruse kanë bllokuar Viberin sepse rrjeti social dyshohet se ka shkelur ligjin e brendshëm, njoftoi rregullatori rus i telekomunikacionit “Roskomnadzor” të shtunën.

Rregullatori ka thënë se aplikacioni, në pronësi të kompanisë japoneze Rakuten, “është përdorur për qëllime terroriste dhe ekstremiste, për të shitur drogë dhe për të përhapur dezinformata”, raporton Reuters.

Prokurorët kanë vënë nën hetim Viberin për përhapjen e “informacioneve që synojnë destabilizimin e rendit politik dhe shoqëror në Rusi”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS. Viberi nuk ka komentuar për rastin.

Që nga viti 2018, operatorëve të platformave të komunikimit në Rusi u kërkohet të ruajnë të dhënat private të përdoruesve si thirrjet, mesazhet, fotot dhe videot dhe t’i ofrojnë ato shërbimeve të inteligjencës sipas kërkesës.

Autoritetet ruse kanë forcuar censurën në vend që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës në shkurt 2022.

Viberi u gjobit vitin e kaluar për gjoja diskreditimin e forcave të armatosura ruse duke dështuar në fshirjen e informacionit në lidhje me luftën siç urdhërohej nga Kremlini.

Rusia ka bllokuar tashmë një numër aplikacionesh të njohura të mesazheve dhe rrjeteve sociale. LinkedIn, Facebook, Instagram dhe Signal nuk mund të përdoren në Rusi pa një VPN (rrjet privat virtual).

 

 

Të ngajshme

Lirim Mehmetaj me akuza të ashpra ndaj Vetëvendosjes për kujtimin e Astrit Deharit

KushtrimGuraj

Kushtetuta dhe vendimet gjyqësore u njohin të drejtën në dy pensione, shteti i detyron të heqin dorë

KushtrimGuraj

VIDEO/ Joe Biden nderon me Medalje të Lirisë George Soros, dekoratën e tërheq i biri, Alex Soros

KushtrimGuraj