Telenews

“Iu ula në gjunjë për gjithë shqiptarët”/ Elton Ilirjani ndan momentet prekëse nga takimi me Parashqevinë: Me lot në sy…

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.

Ai ka ndarë pamje nga darka që ka kaluar dje nën shoqërinë e ikonës së muzikës shqiptare Parashqevi Simaku, e cila u shfaq këtë javë për publikun shqiptar pasi nuk dihej asgjë për të për një kohë të gjatë.

“Ajo është shumë mirë, shumë e lumtur dhe ka për të shkëlqyer gjithmonë”-shkruan Ilirjani teksa ndan video të saj duke kunduar.

“Iu ula në gjunjë për të gjithë shqiptarët. Një djalë nga Prishtina na bëri videon. Nuk ecnim dot, shqiptarë me lot në sy na ndalonin”-tregon më tej Elton Ilirjani.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj