Telenews

Lajçak rendit kërkesat e BE-së për Kosovën dhe Serbinë, përfshihen Banjska, Asociacioni dhe simbolet

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të djeshëm me përfaqësuesin e Kosovës Besnik Bislimi dhe me atë të Serbisë Petar Petkoviq ka treguar për temat që kanë diskutuar.

Lajçak përmes një postimi në X është tha se është i lumtur për dakordimin për komisionin e përbashkët për të zhdukurit, derisa ka përmendur se normalizimi i raporteve do të thotë integrim në BE dhe se nuk ka shkëputje mes të dyjave.

Emisari Lajçak shtoi se janë disa hapa që duhet të bëhen për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit, sipas konkluzave të Këshillit Evropian të vitit 2024.

“Depërshkallëzimi, përgjegjësia për sulmet e 2023-s, riintegrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, janë disa nga temat që i ka renditur Lajçak në X

Të ngajshme

Ambasadori britanik: Duam ta shohim Asociacionin të krijohet, Drafti i BE-së të miratohet

KushtrimGuraj

Edi Rama takon në Bruksel stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë në NATO-s: Krenar me ju

KushtrimGuraj

Brukseli njofton për “suksesin” e takimit të sotëm Kosovë-Serbi

KushtrimGuraj