Telenews

Basketbolli i Kosovës/Peja fiton në Prizren ndaj Bashkimit

Skuadra e Pejës po e vazhdon formën fantastike nën-drejtimin e trajnerit të ri, Marin Dokuzovski.
Verdhezinjët triumfuan sonte në ”Sezai Surroi” ndaj Bashkimit me shifrat tejet të thella 61-76, në kuadër të xhiros 22 në ArtMotion Superligën e Kosovës në Basketboll.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte tepër interesante, ku Bashkimi e fitoi çerekun e parë 20-18, derisa i dyti i takoi minimalisht ekipit të Pejës 19-20, për tu mbyllur pjesa e parë minimalisht 39-38 në favorin e vendasve.
Në pjesën e dytë, Peja u fut furishëm, duke fituar çerekun e tretë thellë 7-25, për të siguruar fitoren qysh këtu e perioda e katërt u luajt thuajse vetëm formalisht (15-13), pasiqë Peja ruajti avantazhin dhe fitoi takimin.
Dardan Berisha me 23 pikë, Courtney Fells e Arian Qallaku me nga 16, si dhe qendra e re Calvin Harris që debutoi me double-double (13pk, 11krc), ishin individët më të dalluar në këtë fitore meritore të pejanëve sonte.
Te Bashkimi, Valon Bunjaku kishte 18 pikë, John Florveus 13 e Julien Lewis 10 sosh.
Pas xhiros 22, Peja gjendet e 3-ta me 35 pikë, 14 fitore e 7 humbje, derisa Bashkimi gjendet i 6-ti me 31 pikë, 9 fitore e 13 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Peja e pret Sigal Prishtinën e Bashkimi e pret Golden Eagle Yllin.

Të ngajshme

“Dardanët” luajnë sot miqësore me Çekinë

KushtrimGuraj

Uldedaj s’e lëshon fronin, mposht britanikun dhe ruan titullin botëror

KushtrimGuraj

Chelsea “tallet” me Arsenalin pas humbjes në finale të Championsit

Blearta