Telenews

PZAP-ja merr vendim për ankesën e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i KQZ-së ka aprovuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe në lidhje me moscertifikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për votimet e 9 shkurtit, 2025.

PZAP-ja ka thënë në vendim se subjekti politik, së bashku me kandidatët politik i kanë plotësuar kushtet ligjore për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Paneli pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, qëndrimin dhe përfundimin e KQZ-së, nuk e ka pranuar si të drejtë dhe të ligjshëm një qëndrim të tillë, pasi i njëjti është në kundërshtim me dispozitat ligjore që i referohen aplikimit dhe certifikimit të subjekteve politike, të cilat duhet të plotësojnë në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhje.

“Në rastin konkret, Paneli vërtetoi se Lista Srpska, ka dorëzuar aplikimin e kompletuar, në përputhshmëri me nenet 16 dhe 17 të LZP-së, dhe KQZ-ja është e obliguar që të certifikojë çdo subjekt politik që plotëson kushtet e parapara ligjore”, thuhej më tej.

Në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur të hënën, me votat e Vetëvendosjes nuk u certifikua Lista Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare.

Të ngajshme

Kërcitja e akrepave deri në atë të çekiçit në Hagë – “Ora e Pritjes” nis edhe në Gjakovë –

KushtrimGuraj

Aksident në magjistralen Gjakovë–Prizren, dy të lënduar –

KushtrimGuraj

Kodi i veshjes në shkolla rikthehet në vëmendje: Ndalohet mini-fundi, bluzat e shkurtra dhe pantallonat e grisura –

KushtrimGuraj