Telenews

Qeveria mban mbledhje, merr këto vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka:

 

–           Miratuar vendimin për të ndarë shtesat e njëhershme në vlerë prej 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç dhe pensionmarrësit.

 

–           Aprovuar Ekstraktet e Procesverbalit dhe Transkriptit nga mbledhja: 233 dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet: 236 dhe 237 elektronike/korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Aprovuar Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore dhe Funksionimin e Grupit Koordinues Ndërministror. Kjo rregullore, si një nga masat e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, ka për qëllim të sigurojë një koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve dhe të garantojë zbatimin efikas të politikave dhe masave të parashikuara për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave.

 

–           Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin Nr.  18/ 208 të datës 13 qershor 2024, për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare, nga ana e Republikës  së Kosovës në raport me obligimet ndërkombëtare, ndaj individëve dhe entiteteve të ndërlidhur apo përgjegjës për veprime që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Në përputhje me vendimet zbatuese të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe në harmoni me qëndrimet e Bashkimit Evropian, rreth bashkërendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë; rekomandohet aprovimi i masave shtrënguese ndaj individëve e entiteteve të ndërlidhura apo përgjegjëse që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Të ngajshme

E thotë edhe këtë Gërvalla-Schwarz: Takoj në aeroplan njerëz që po kthehen në Kosovë, Gjermania në krizë

KushtrimGuraj

Paçarizi për skandalin në KEK: Degradim i madh institucional, po rrezikohet ekzistenca e shtetit

KushtrimGuraj

Arrijnë votat e para nga diaspora, përcillen nga Policia dhe do të vëzhgohen nga kamerat e sigurisë

KushtrimGuraj