Telenews

AAK i reagon Haxhiut, pasi tha se Haradinaj ka lidhje me Serbinë

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, gjatë konferencës për media ka akuzuar ish- kryeministrin e Kosovës njëherësh deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, për lidhje me Serbinë.

Ajo tha se pse Prokuroria Speciale nuk është duke e ftuar Haradinajn për deklaratat e tij se “kryeministri Kurti është i lidhur me Serbinë”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka reaguar ministres Haxhiu, duke

Reagimi i plotë: 

Veç Kosova e ka një ministre të drejtësisë që i fut hundët gjithkund. Nuk ka vend tjetër ku ministri i drejtësisë e sulmon systemin gjyqësor të shtetit të vet. Ajo, sa ishte në opozitë, ka qenë sinonim i personit që ka shkelur ligjet e vendit e s’ka lënë gjyqtar apo prokuror pa e sulmuar. Dhe prandaj është emëruar ministre e drejtësisë që misionin e partisë së vet e që është shkatërrimi i sistemit të drejtësisë, ta çojë deri në fund.

Sa merret me kopalla, ajo është mirë të japë përgjigje se çka ndodhi me rastin Dehari, si u zhduken e si u gjetën mostrat. Cka ndodhi me gjuajtjen e Kuvendit me Zollë nga bashkëpartiakët e saj.

Të ngajshme

Sokol Brahaj: Dy raketa balistike u nisën nga harta e Iranit, por mbetet e paqartë kush i lëshoi

KushtrimGuraj

MPB organizon tryezë në Mitrovicën e Veriut, disa OJQ serbe e bojkotojnë

KushtrimGuraj

Miftaraj: VV-ja ‘luftë frontale’ ndaj Gjykatës Kushtetuese

KushtrimGuraj