Telenews

Vdes foshnja e katërt nga të ftohtit në Rripin e Gazës

Një foshnjë e katërt ka vdekur nga hipotermia në Rripin e Gazës, ku qindra mijëra palestinezë të zhvendosur pas gati 15 muajsh lufte vazhdojnë të qëndrojnë në tenda përgjatë bregut edhe në stinën e dimrit.

Foshnja 20-ditëshe, Jomaa al-Batran, është gjetur me kokën e tij “të ftohtë si akulli” herët të dielën, ka thënë babai i tij, Yehia.

Vëllai binjak i foshnjës, Ali, u transferua në kujdesin intensiv në Spitalin e Martirëve Al-Aksa, raporton AP.

Babai i tyre ka thënë se ata kanë lindur një muaj para kohe dhe kaluan vetëm një ditë në spital, i cili si qendrat e tjera shëndetësore të Gazës është i mbingarkuar dhe funksionon vetëm pjesërisht.

Ai ka thënë se mjekët i thanë nënës së tyre që t’i mbante të porsalindurit ngrohtë, por ishte e pamundur sepse ata jetojnë në një tendë dhe temperaturat bien rregullisht nën 10 gradë celsius gjatë natës.

“Ne jemi tetë persona dhe kemi vetëm katër batanije”, ka thënë al-Batran teksa përqafonte trupin e zbehtë të djalit të tij.

Ditë më parë eshtë raportuar edhe për tri raste të tjera të vdekjes së foshnjeve si pasojë e të ftohtit në Gaza.

 

Të ngajshme

Statistikat, çfarë veturash po importohen në Kosovë dhe kush po e dominon tregun

Valjeta Turkaj

Komandanti i KFOR-it: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë

Valjeta Turkaj

Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe, nderojnë dëshmorët në Gllobar të Drenasit

Valjeta Turkaj