Telenews

Mijëra familje në Has mbi 20 orë pa rrymë, banori: Mjaft më me neglizhencë

Mijëra familje në rajonin e Hasit kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se 20 orë, pas një reshjeje të lehtë bore.

Për këtë situatë ka reaguar banori i kësaj zone, Ardian Qenaj, i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij për ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, duke kërkuar zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse.

Qenaj ka thënë se banorët e Hasit prej vitesh përballen me të njëjtin problem, ndërsa investimet dhe premtimet, sipas tij, nuk po reflektohen në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.

“Sot, pas një reshjeje të lehtë bore, mijëra familje në rajonin e Hasit kanë mbetur për më shumë se 20 orë pa energji elektrike. Kjo është e papranueshme dhe skandaloze për një vend që po përgatitet të hyjë në vitin 2027. Prej vitesh, banorët e Hasit përballen me të njëjtin problem. Premtime, arsyetime dhe investime që, për fat të keq, nuk po reflektohen në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Hasi nuk është dhe nuk duhet të trajtohet si zonë e dorës së dytë! Banorët e këtij rajoni kanë të drejtë për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, sikurse çdo qytetar tjetër i Kosovës. Fatkeqësisht, në vitin 2026 ende po detyrohemi të jetojmë në errësirë, të mësojmë në errësirë dhe të përballemi me probleme që në një shoqëri normale do të duhej të ishin të tejkaluara.

Kërkojmë zgjidhje konkrete, jo më premtime! Mjaft më me neglizhencë!”, është shprehur ai.

Të ngajshme

Misteri i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, historianët kërkojnë hetimin për gjetjen e dokumentit origjinal

Rrezarta Ramaj

“Pa rrymë deri në 24 orë, por me fatura të plota”, Bajrami: Banorët e Hasit po diskriminohen dyfish

Rrezarta Ramaj

Stupcat drejt rikthimit në ekran – zbulohen planet e tyre

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…