Telenews

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga –

Më 30 nëntor të vitit 2005, Gjykata e Hagës shpalli të pafajshëm ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Limaj – Çeliku, ndaj akuzave për krime lufte.

Limaj, i cili në atë kohë ishte deputet në Kuvendin e Kosovës dhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ishte arrestuar nga Tribunali i Hagës në shkurt të vitit 2003.

Pas një procesi gjyqësor që zgjati rreth një vit, më 30 nëntor 2005, ai u lirua nga të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Një ditë më vonë, më 1 dhjetor, Limaj u kthye në Kosovë, ku në Aeroportin e Prishtinës u prit nga mijëra qytetarë dhe figura të njohura politike e të luftës.

Në mesin e atyre që dolën për ta pritur ishin edhe ish-komandantët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Azem Syla, Sylejman Selimi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Ramë Buja dhe Agim Çeku.

Kthimi i tij u shndërrua në një pritje madhështore, me mijëra qytetarë që festuan vendimin e Gjykatës së Hagës, të cilin e konsideruan si fitore të drejtësisë dhe dëshmi të luftës së pastër të UÇK-së.

Të ngajshme

Sot mot i acartë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -5 gradë

KushtrimGuraj

Bora mbulon të gjitha magjistralet – kjo është gjendja e rrugëve

KushtrimGuraj

Nelson Hysa dorëzon meçin ndaj Agit Kabayel

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…