Telenews

Bora mbulon të gjitha magjistralet – kjo është gjendja e rrugëve

Reshjet e borës kanë përfshirë rrugët që shpijnë drejt pikave të kalimit kufitar të Kosovës, duke vështirësuar qarkullimin në disa segmente rrugore.

Sipas të dhënave të përditësuara nga gjendja e rrugëve, më 29 nëntor, në orën 07:15, dëborë është evidentuar në të gjitha 13 magjistralet që lidhin vendbanimet e Kosovës me pikat kufitare.

Megjithatë, rrugët në përgjithësi mbeten të kalueshme. Vështirësi në qarkullim janë raportuar në segmentet Prishtinë–Mutivodë dhe Podujevë–Merdarë, raporton Sinjali.

Në të gjitha rrugët e përfshira në raport nuk është evidentuar akull, mjegull apo rrëshqitje dheu.

Të ngajshme

Sot mot i acartë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -5 gradë

KushtrimGuraj

Nelson Hysa dorëzon meçin ndaj Agit Kabayel

Rrezarta Ramaj

Sa të dashur duhet t’i ketë një femër, që “të rehatohet” në martesë

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…