Telenews

Sot mot i acartë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -5 gradë

Kosova është zgjuar këtë të diel e mbuluar nga bora, e cila gjatë orëve të natës dhe mëngjesit ka përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit.

Reshjet më të mëdha të borës janë regjistruar në viset malore, ku bora ka zbardhur peizazhin dhe ka krijuar shtresë më të trashë.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale gjatë ditës së sotme 29.11.2026, do të lëvizin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 1 deri në 3 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

IHMK ka bërë të ditur se kushtet biometeorologjike në territorin e Kosovës pritet të jenë kryesisht të pafavorshme, si pasojë e depërtimit të masave të ftohta ajrore dhe rënies së temperaturave.

Sipas IHMK-së, temperaturat negative gjatë orëve të mëngjesit mund të shkaktojnë shqetësime te personat e moshuar, fëmijët dhe personat me ndjeshmëri të shtuar ndaj ndryshimeve meteorologjike.

“Rekomandohet veshje e përshtatshme dhe kufizimi i ekspozimit të zgjatur ndaj temperaturave të ulëta.  Në përgjithësi, biometeorologjikisht pritet një periudhë me ngarkesë të shtuar termike nga të ftohtit dhe kushte relativisht të pafavorshme për aktivitetet e zgjatura në natyrë”- thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të ngajshme

Bora mbulon të gjitha magjistralet – kjo është gjendja e rrugëve

KushtrimGuraj

Nelson Hysa dorëzon meçin ndaj Agit Kabayel

Rrezarta Ramaj

Sa të dashur duhet t’i ketë një femër, që “të rehatohet” në martesë

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…