Superliga e Kosovës në basketboll sot vazhdon me xhiron e 16-të dhe është në program vetëm një sfidë.
Në fakt sot zhvillohet sfida kryesore e xhiros ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, apo kampionit dhe nënkampionit.
Mitrovicasit janë liderë me 11 fitore e katër humbje, ndërsa therandasit ndodhen në vendin e gjashtë me shtatë fitore e tetë humbje. Takimi është shumë i rëndësishëm, andaj të dy skuadrat hyjnë vetëm për fitore.
Kjo ndeshje nis në ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport1 dhe Klan Kosova.
Vlen të ceket se Trepça sonte rikthehet në palestrën e saj pas një periudhe relativisht të gjatë, pasi ishte duke u rinovuar parket dhe tashmë është gati për lojë.