Liverpooli ka shënuar fitore bindëse prej 4-0 ndaj Accringtonit në 1/32-ën e finales së FA Cup.
Serinë e golave e hapi Diogo Jota në minutën e 29-të të takimit, ndërsa për rezultatin e pjesës së parë u përkujdes Alexander Arnold në minutën e 45.
Gola më nuk pati deri në minutën e 76-të të ballafaqimit, ku shënoi Danns, ndërsa krejt në fund, Chiesa realizoi për 4-0.
Me “poker”, Liverpooli kalon në 1/16-ën e finales së FA Cup ku do të përballet me Wolvesin.
Gjatë ditës janë luajtur edhe tri ndeshje në kuadër të FA Cup, ku Birmingham shënoi fitore kundër Lincolnit, Wolvesi e mposhti Bristol Cityn , kurse Blackburni triumfoi ndaj Middelsbrough.