Telenews

Prokurori Jack Smith jep dorëheqje

Prokurori i posaçëm Jack Smith ka përfunduar punën e tij mbi dy hetime penale ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe ka dhënë dorëheqjen të premten nga Departamenti i Drejtësisë.

Lajmi për largimin e Smith-it erdhi në një shënim në një dokument gjyqësor që zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë i dorëzuan Gjykatëses Aileen Cannon të Gjykatës së Qarkut të SHBA-së të shtunën pasdite, duke i kërkuar asaj të mos zgjasë një urdhër gjykate që ajo lëshoi javën e kaluar, i cili përkohësisht ndalon publikimin e raportit përfundimtar që Smith ia dorëzoi drejtuesve të departamentit të martën.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë thonë se urdhri i Cannon-it ka tejkaluar autoritetin e saj dhe se ajo nuk ka fuqi të ndalojë Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland nga publikimi i gjetjeve të Smith-it. Ndalimi i saj për zbulimin e raportit të Smith-it është i vlefshëm deri të hënën.

Smith shërbeu si kryeprokuror i Prokurorisë së Specializuar në Hagë, i cili ngriti aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK’së.

Të ngajshme

Pas hyrjes së Gjestit, Big Brother thyen rekord shikueshmërie

Erzana Fazliu

Gjesti: Do t’i thyej të gjitha rregullat e banorëve! G Bani: E ka shfaqje, s’është kështu në përditshmëri

Erzana Fazliu

Jeta Xharra njofton se VV-ja ka bojkotuar emisionin e saj në fushatë zgjedhore

Erzana Fazliu