Telenews

Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë.

Sipas raportit më të fundit, të gjitha rrugët janë të kalueshme për automjete, por drejtuesit duhet të kenë pajisje dimërore, për shkak të borës në disa segmente rrugore.

Në rrugët Mitrovicë – Bërnjak, Gjakovë – Qafë Morinë, Gjakovë – Qafë e Prushit, Gjilan – Dheu i Bardhë dhe pika të tjera, rrugët janë të mbuluara me borë, por pa prani të akullit apo pengesave si rrëshqitje dheu.

Edhe në Mitrovicë – Jarinj, Pejë – Kullë, Podujevë – Merdar, Prizren – Vërmicë, qarkullimi mbetet i sigurt për automjetet pavarësisht borës.

Përditësimi i fundit nga autoritetet është bërë mëngjesin e sotëm, më 12 janar 2025, në orën 08:04.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen që të pajisen me zinxhirë, goma dimërore dhe mjete të tjera për qarkullim të sigurt, sidomos në zonat me borë dhe kushte të tjera dimërore.

Të ngajshme

Presidenca polake thotë se dialogu dhe raportet me Serbinë janë kushte për anëtarësimin e Kosovës në BE

KushtrimGuraj

Rohde: Përparimi në dialog e vetmja rrugë drejt BE-së, u bë e ditur edhe nga Von der Leyen e Kallas

KushtrimGuraj

Haradinaj: Kosova fiton vetëm kur bashkohen njerëzit e zotë dhe largohet mashtruesi, Albin Kurti

KushtrimGuraj