Telenews

Jashari lojtari më i mirë i ri në Zvicër, Fazliu i Kategorisë së Dytë

Mesfushori Ardon Jashari, është shpallur lojtari më i mirë i ri i vitit 2024 në Zvicër, në ceremoninë e mbajtur të hënën në Bernë. Jashari shkëlqeu me fanellën e Luzernit, ndërsa aktualisht po luan me shumë sukses edhe te skuadra e Clube Brugge të Belgjikës. Jashari ka falënderuar trajnerin Mario Frick për mbështetje. Fjalë të mëdha për Jasharin dha edhe Frick.

“Një lojtar i shkëlqyer. E dija që në ditën e dytë se ai do të bëhej një lojtar i madh. Ai tashmë është një lojtar kryesor në Club Brugge, kjo nuk më befason. Është një hap para. Mendoj se së shpejti do ta shohim në një ligë tjetër”, ka thënë Frick.

Ndërkohë, lojtari më i mirë i Kategorisë së Dytë të Zvicrës u shpallë, Valon Fazliu. Ai është lojtar i Aaraut. Edicionin e kaluar pati shënuar 14 gola në 36 ndeshje në të gjitha garat. Në edicionin aktual Fazliu ka shënuar shtatë gola në 12 ndeshje. Fazliu 28-vjeçar luan në ofensivë.

Të ngajshme

Po vazhdon votimi në Ambasada e Konsullata, KQZ del me detaje

Donat Hashani

Pritje të gjata dhe autobusë të mbushur, ankohen qytetarët e Prishtinës

Erzana Fazliu

“U rrëzova dhe pashë …”, gjendet vetura e Adrit, këngëtari reagon me një thumb

Erzana Fazliu