Telenews

Mehaj priti në takim këtë zyrtare të lartë të NATO-s, këto ishin temat e diskutimit

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur se ka pritur në takim Shefen e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, znj. Ariella Viehe.

Në njoftimin e ministrit Mehaj thuhet se znj. Viehe mori njohuri për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK si dhe planet për të ardhmen.
Tutje Mehaj tregon se znj. Viehe u njoftua edhe me bashkëpunimin e ngushtë me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) ku ministri shprehi mirënjohjen e lartë për mbështetjen e deritashme për të gjitha proceset zhvillimore në Ministri dhe FSK.
E më pas normalisht që temë e pashmangshme e bisedës thuhet se ishin zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Të ngajshme

Konjufca takohet me ambasadorin e Japonisë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

KushtrimGuraj

Izraelitët strehohen në rrugë nga sulmet iraniane

Rrezarta Ramaj

Musliu: Osmani dhe Kurti me veprimet e tyre kanë provokuar luftë civile

Rrezarta Ramaj