Telenews

Real Madridi me goleadë ndaj Salzburgut

Real Madridi e ka shkatërruar Red Bull Salzburgun në kuadër të rrethit të shtatë në Ligën e Kampionëve, pasi triumfuan 5-1.

Pas 23 minutash lojë, Rodrygo kaloi Los Blancos në epërsi, me një super asistim të Jude Bellingham.

Dyshja sërish bashkëpunuan, me anglezin që asistoi te goli i dytë në këtë ndeshje nga braziliani që u shënua në minutën e 34-të.

Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa edhe 45 minutat e dytë ishin të dominuar nga madrilenët.

Me të filluar pjesa e dytë, Kylian Mbappe shënoi një gol të bukur në minutën e 48-të, për rezultatin 3-0.

Më pas ishte radha për Vinicius Juniorin, që të shënonte golin e katërt për Real Madridin.

Luka Modric asistoi te braziliani në minutën e 55-të, për të thelluar edhe më tej epërsinë e Los Blancos.

Vinicius nuk u ndal me kaq, dhe realizoi edhe golin e dytë personal në minutën e 77-të, për rezultatin 5-0.

Me këtë fitore, Real Madridi ka shkuar në kuotën e 12 pikë, ndërsa në rrethin e fundit përballen me Brestin.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj