Telenews

Randal Kolo Mouani zyrtarisht i bashkohet Juventusit

Randal Kolo Mouani tashmë zyrtarisht iu është bashkuar Juventusit në formë huazimi nga Parisi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Torino përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Ai do të jetë në huazim nga Parisi deri më 30 qershor 2025.

26-vjeçari më parë ka luajtur tek Nantes, Frankfurt e Boulogne. Ndërsa ka zhvilluar edhe 27 ndeshje me kombëtaren e Francës ku ka realizuar tetë gola.

Në 14 ndeshje këtë sezon me Parisin në të gjitha garat ka realizuar dy gola e një asistim.

Të ngajshme

LVV-ja mbyll fushatën elektorale

Donat Hashani

Nesër përgatituni për të ftohtit

Donat Hashani

Akuza për ndikim te votuesit dhe keqorganizim në qendrat e votimit në Shtutgart

Donat Hashani