Telenews

Trepça rimerr së paku përkohësisht kruen e tabelës në basketbollin kosovar

Trepça e ka mposhtur Prizrenit me rezultat 79:95 në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë, si rrallë herë përfundoi pa fitues, pasi të dyja skuadrat shënuan nga 24 pikë, teksa “Minatorët” u treguan më të suksesshëm në të dytin, duke e fituar atë me gjashtë pikë më shumë, 18:24.

Mitrovicasit triumfuan edhe në çerekun e tretë, duke e fituar atë me rezultat 23:26, ndërsa prizrenasit nuk arritën që të bëjnë diçka më tepër.

E, “Minatorët” veç sa e thelluan epërsinë, duke e fituar edhe 10-minutëshin e fundit me rezultat 14:21.

Më i miri në parket te Prizreni ishte Johnson me 22 pikë të shënuara, tre topa të vjedhur e dy asistime, ndërsa te Trepça u dallua Kryeziu me 23 pikë të shënuara.

Me këtë fitore, Trepça ka rimarrë kreun e tabelës me 32 pikë, një më shumë se Bashkimi që gjendet në vendin e dytë, ndërsa Prizreni gjendet në vendin e fundit me 21 pikë.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj