Numri i rasteve të dhunës ndaj vajzave e grave në Kosovë po vazhdon të jetë mjaft i madh dhe në shumicën e këtyre ngjarjeve të trishta, të dyshuar janë partnerët e tyre. Shumë gra vendosin t’i ndajnë rrugët me burrat abuzivë, por as në këtë formë nuk arrijnë të shpëtojnë nga problemet, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se në hall me ish të fejuarin e saj është edhe një 23-vjeçare nga Gjilani, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë gjatë ditës së sotme.
Bazuar në informacionet e para, ish i fejuari i saj i ka shkuar te vendi i saj i punës, përkundër që viktima posedon urdhër mbrojtës dhe e ka shqetësuar.
Përballë kësaj situate, e reja e ka denoncuar rastin në Polici dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.
The post Gjilanasi shkel urdhrin mbrojtës dhe i shkon ish të fejuarës te puna, përfundon në ndalim për 48 orë appeared first on Sinjali.