Telenews

VV dënohet me 6 mijë euro, shkak pjesëmarrja e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës në fushatë

vv-denohet-me-6-mije-euro,-shkak-pjesemarrja-e-kryetares-se-autoritetit-te-konkurrences-ne-fushate

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të gjobisë Lëvizjen Vetëvendosje edhe me 6 mijë euro pasi u zbulua se në një tubim të kësaj partie në Suharekë mori pjesë Neime Binaku Isufi, kryetare e Autoritetit të Konkurrencës.

Binaku-Isufi publikoi edhe një video në rrjetet sociale nga ky tubim, gjë që shkaktoi ankesën nga Partia Demokratike e Kosovës.

PDK-ja, e cila paraqiti ankesën në PZAP, argumentoi se LVV ka përfituar nga pjesëmarrja e një nëpunëse publike në tubimin e saj, duke shkelur kështu ligjet zgjedhore.

PZAP pranoi ankesën, duke theksuar se si provë materiale u paraqit një fotografi që vërtetonte videon e publikuar nga Binaku-Isufi.

Në vendimin e saj, PZAP vuri në dukje se kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës ka shkelur Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke u përfshirë në fushatë zgjedhore përkundër pozitës që zotëron.

Kjo shkelje ka çuar në gjobën e LVV-së, e cila tani ka afat 15 ditë për të paguar shumën e caktuar.

/GazetaSinjali/

The post VV dënohet me 6 mijë euro, shkak pjesëmarrja e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës në fushatë appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj